Mirësevini në Bebras Computing Challenge 2025
Bebras Computing Challenge (Sfida e Bebras) është një iniciativë ndërkombëtare që synon të promovojë informatikën dhe të menduarit kompjuterik ndër nxënës.
Nëse jeni nxënës dhe dëshironi të ushtroni për sfidë, klikoni butonin e gjelbër.
Nëse jeni mësimdhënës dhe dëshironi të merrni pjesë në sfidë me nxënësit tuaj, atëherë regjistrohuni si koordinator përmes butonit të kuq. Pasi të regjistroheni si koordinator, do të merrni një email me më shumë informacion lidhur me realizimin e sfidës.
Secila kategori e sfidës Bebras do t’i ketë nga 9 detyra, të ndara në tri nivele të ndryshme me nga 3 detyra për secilin nivel.
Numri total i pikëve që mund të arrihen në Bebras Computing Challenge është 81.
Tabela e rregullave të vlerësimit:
| Niveli | E saktë | E pasaktë | Pa përgjigje |
|---|---|---|---|
| E lehtë | +6 pikë | -2 pikë | 0 pikë |
| Mesatare | +9 pikë | -3 pikë | 0 pikë |
| E vështirë | +12 pikë | -4 pikë | 0 pikë |
